Erdon Daci lëndohet, e mbyll sezonin para kohe! 

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut dhe anëtar i Vesterlos, Erdon Daci, ka pësuar një lëndim të rëndë për shkak të të cilit do të mungojë gjatë gjithë sezonit të ri. Daci ka këputur ligamentin e kryqëzuar në gju në seancën e fundit stërvitore te Vesterlo. 

Mediat belge bëjnë të ditur se Erdon Daci është futbollisti i gjashtë që ka pësuar një dëmtim të tillë në parasezon në Belgjikë, duke ua lënë fajin kështu fushave të futbollit. 

“Për mua ky sezon ka përfunduar. Do të kthehem më i fortë”, ka shkruar Erdon Daci në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close