Erdon Daci: Allahu gjithmonë për mua ka një plan më të mirë se sa vetë plani im

Dëmtim serioz për Erdon Dacin. Reprezentuesi shqiptar i Maqedonisë së Veriut detyrohet të qëndrojë jashta terreneve për një periudhë më të gjatë, shkaku i lëndimit të pësuar në seancën e fundit stërvitore me skuadrën e tij Westerlo.

Njoftimin për lëndimin e rëndë e ka bërë publik vetë Daci që në Instagram ka postuar një fotografi duke u lutur të bashkangjitur edhe tekstin: “Allahu gjithmonë për mua ka një plan më të mirë se sa vetë plani im. Për mua ky sezon përfundoi, por unë do të rikthehem më i fortë se sa kurrë InshAllah”, shkruan Daci, madje duke treguar karakter dhe në fatkeqësi duke falemenderuar Zotin, “Elhamdulilah”.

Duke u përgatitur për duelin e xhiros së tretë të elitës së futbollit belg, Daci në një depërtim nga krahu pa ndonjë duel me tjetër lojtarë, duke dribluar mbrojtësin dëmtohet në momentin e mbështetjes në këmbën e djathtë, kur pëson ligamenti i kryqëzuar i gjurit të tij. 

Kjo nënkupton ndërhyrje kirurgjikale dhe pauzë të gjatë për sulmuesin shkupjan, që në rastin më të mirë mund të kthehet në fund të sezonit që sapo ka filluar.

Dëmtimi vjen në moment të keq për Dacin, që dukej shumë i përgatitur për sezonin e ri ne elitën e futbollit të Belgjikës. Ishte titullar dhe ndër më të mirët në dy takimet e para, ndërsa sezonin e hapi me gol në fitoren 2:0 ndaj Cercle Brugge.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close