Emini dhe Qamili bëhen me trajner të ri te Sønderjyske

Dy futbollistët shqiptarë, Sefer Emini dhe Lirim Qamili, do të punojnë me një trajner të ri te skuadra daneze Sønderjyske.

Klubi danez ka zyrtarizuar emërimin e 34-vjeçarit Fatah Abdirahman në postin e trajnerit kryesor, me kontratë deri në verën e vitit 2030. Abdirahman vjen nga Randers FC, ku ka ushtruar detyrën e ndihmës trajnerit gjatë tre sezoneve të fundit, ndërsa më herët ka mbajtur role të rëndësishme edhe te AGF dhe Right to Dream. Ai do të udhëheqë Sønderjyske në sezonin e ri të Superligës daneze, ku pjesë e ekipit mbeten edhe Emini e Qamili.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close