El Ghazi premton se do të paguajë 500 mijë euro për fëmijët e Rripit të Gazës 

Sulmuesi Anwar El Ghazi, lojtar i Cardiff City që nga fillimi i muajit, është zotuar të paguajë 500.000 euro për të financuar projekte për fëmijët në Gaza.

Një shumë që korrespondon me një të tretën e kompensimit të marrë nga Mainz 05 për largimin e padrejtë të tij në nëntor 2023, për shkak të mbështetjes së palestinezëve në luftën midis Izraelit dhe Hamasit.

Gjykata industriale e Mainz-it e anuloi në korrik “Shkarkimin e jashtëzakonshëm, pa njoftim” të lojtarit holandez.

Sulmuesi që u stërvit te Ajax dhe luajti për Lille dhe Aston Villa, iu ndërpre kontrata nga klubi i Mainz-it, pasi publikoi një postim pro-palestinez në llogarinë e tij në Instagram më 17 tetor, 10 ditë pas sulmit ndaj Hamasit në Izrael nga 7 tetori.

Ishte një mesazh mbështetjeje për palestinezët, që përfundonte me frazën “nga lumi në det, Palestina do të jetë e lirë”. Një slogan që i referohet territorit midis Jordanit, që ndan Palestinën historike nga Jordania në lindje, dhe Mesdheut.

Të premten, El Ghazi shkroi në rrjetet sociale: “Do të doja të shfrytëzoja këtë moment për të falënderuar Mainzin për dy gjëra. Së pari, për përfitimin e konsiderueshëm financiar, nga të cilat 500.000 euro do të përdoren për financimin e projekteve për fëmijët e Gazës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close