Edi Sherifovski, përfaqësuesi i pestë nga Maqedonia në Lojërat Olimpike në Paris 2024 

Maqedonia e Veriut do të ketë edhe një përfaqësues tjetër në Lojërat Olimpike 2024 që do të mbahen këtë verë në Paris të Francës. Bëhet fjalë për xhudistin, Edi Sherifovski, i cili së bashku me katër sportist të tjerë nga vendi jonë do ta përfaqësojnë Maqedoninë në Lojërat Olimpike. 

Njoftimi vjen nga Komiteti Olimpik i vendit, të cilët thonë se vendimi është sjellur nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos dhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që Sherifovski në bazë të rezultateve të arritura gjatë sezonit si më i miri xhudist, të jetë pjesë e Lojërave Olimpike në Paris. 

Në Olimpiadën që do të mbahet në tokën franceze, Maqedonia përveç me Edi Sherifovskin do të përfaqësohet edhe me Dario Ivanovskin, Vladimir Egorov, Mila Reliq dhe Anastastija Mojsovska. 

Lojërat Olimpike nisin nga 26 korriku dhe do të zhvillohen deri me 11 gusht. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close