Pasi arriti te Barcelona në vitin 2012, Zhordi Alba veshi fanellën katalanase për më shumë se dhjetë vjet. Ai ia doli që të fitojë jo pak te gjigandët spanjoll, por 6 kampionate, 4 Superkupa dhe 4 Kupa të Spanjës.

Zhordi Alba, është rikthyer sërish të flasë për përvojën e tij te Barça, në veçanti për largimin.
“Nuk kisha ndërmend të largohesha nga Barcelona sepse kisha edhe një vit në kontratën time. Për mua gjëja më e thjeshtë ishte të qëndroja. Vetëm në fund vendosa ta bëj atë hap dhe nuk jam penduar, bëra zgjedhjen më të mirë. Ai vit nuk ishte i lehtë për mua, sepse nuk luajta shumë. Kështu që në fund të sezonit mora këtë vendim. Isha gati të thosha se do të qëndroja në Barcelonë me familjen time, por të qëndroja në pankinë… Ishte gjithashtu vendimi më i mirë për klubin, u largova i lumtur”, tha mes tjerash Alba.

