Do të rinovojë kontratën deri në vitin 2029, akord total mes lojtarit dhe PSZH-së

Ashraf Hakimi do të rinovojë kontratën me PSZH-në. Mbrojtësi maroken ka gjetur akordin me kampionët e Francës, teksa do të vijojë bashkëpunimin të paktën deri në vitin 2029.

Edhe pse mungon zyrtarizimi, ka marrëveshje totale dhe shumë shpejt do të hidhet e zeza mbi të bardhë. Trajneri Luis Enrike e shikon Hakimin si pjesën të projektit dhe ka qenë pikërisht tekniku që ka informuar drejtuesit për diçka të tillë.

Anësori 26-vjeçar ka luajtur 15 ndeshje këtë sezon në kampionat, ku ka realizuar 2 gola dhe ka dhuruar 5 asiste. Angazhimi dhe pasioni i tij për klubin francez e bëjnë atë jo vetëm një lojtar themelor në fushë, por e shndërrojnë në një simbol për tifozët. Duke vazhduar në këtë rrugë, Hakimi mund të bëhet një legjendë në Paris.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close