Ualker në Milano, kryen testet mjekësore dhe do të vishet “kuqezi”

Futbollisti i Kombëtares së Anglisë, Kajll Ualker, ka arritur në Milano për teste mjekësore. Ualker pritet të transferohet te skuadra “kuqezi”.

Mbrojtësi anglez do të huazohet nga Man. Siti te Milani deri në fund të sezonit. 34-vjeçari ka kontratë me klubin nga “Etihad” deri në qershor të vitit 2026.

Kujtojmë që Ualker ishte trasferuar te Siti nga skuadra e Tottenhamit Hotspur për 52 milionë euro./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close