Dy kampionët bardheblu, të Maqedonisë së Veriut, Shkupi dhe ato të Shqipërisë, Tirana do të përballen në një miqësore ndërmjet veti në kuadër të përgatitjeve.

Burimet e televizionit Shenja, mësojnë se drejtuesit e të dyja skuadrave kanë rënë dakord për të luajtur një ndeshje kontrolluese para nisjes së aventurës në Ligën e Kampionëve këtë verë.
Ndeshja ndërmjet Shkupit dhe Tiranës do të luhet në Bolu të Turqisë me 19 qershor.

