Fatjon Jusufi ndahet me Renovën 

Edhe një largim tjetër nga skuadra e Renovës. I radhës që ka lëshuar taborin e skuadrës nga Xhepçishti është Fatjon Jusufi. Mesfushori ka ndërprerë bashkëpunimin me Renovën me marrëveshje të dyanshme. 26 vjeçari me Renovën luajti në dy sezonet e fundit, pasi para saj ishte pjesë e Shkupit, Shirakut në Armeni dhe Partizanit në Shqipëri, ndërkohë Jusufi është futbollist i dalur nga Renova, me të cilët ishte pjesë e gjeneratave të reja të kësaj skuadre dhe nga viti 2014 u bë pjesë e ekipit të parë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close