Fisnik Zuka është futbollist i lirë. Mbrojtësi i krahut të majtë është i radhës që është larguar nga skuadra e Renovës. 26 vjeçari ju bashkua skuadrës tetovare në janar të këtij viti, duke u teansferuar nga radhët e Shkupit. Te këta të fundit, Zuka u transferua verë e kaluar dhe luajti vetëm një gjysmësezoni me bardheblutë. Shkupjani më herët ka qenë pjesë edhe e Rabotniçkit dhe Flamurtarit në Shqipëri, përderisa karrierën profesionale e ka nisur te Shkupi, ku ka luajtur për tre sezone radhazi nga viti 2015 deri në 2018-tën.


