Djemtë e Universitetit të Tetovës fituan derbin lokal me një ndeshje dramatike dhe plot emocione, duke marrë pikët e rëndësishme kundër Shkëndijës në hapje të sezonit të ri.
Secili nga 5 setet solli rivalitet dhe adrenalinë deri në fund, me fitoren dramatike që i takoi Universitetit të Tetovës.
Kritika e ish-skijatorit Dardan Deari:
“Është e papranueshme mungesa e interesit, sidomos nga mediat sportive. Asnjë gazetar nuk ishte i pranishëm për një duel kaq të rëndësishëm. Nuk ka mbetur as S-ja prej sporti në vendin tonë!”
Volejbolli vendor meriton vëmendje dhe respekt, dhe kjo fitore e UT është dëshmi e pasionit dhe cilësisë në lojën e meshkujve.
