Janë luajtur sot dy ndeshjet e radhës së gjysmëfinaleve plej off në NBA. Kampionët e Denverit fituan 117-90 në fushën e Minnesotas, duke rihapur garën për një vend në finalet e Konferencës së Perëndimit.

Të gjithë titullarët e Denverit realizuan mbi 12 pikë, ku u dalluan Marej e Jokiq, me nga 24 pikë secili. Edvards realizoi 19 pikë për Minnesotan, që pas kësaj humbje udhëheq 2-1 serinë e takimeve gjysmëfinale.
Në Konferencën e Lindjes, jashtë fushe fiton edhe Indiana, që mundi 111-106 Nju Jorkun, në një ndeshje emocionuese deri në fund. Miqtë arritën një fitore të rëndësishme, duke mbetur në lojë për një vend në finale.
Për Nju Jorkun që udhëheq 2-1 serinë, sot u dallua Haliburton me 35 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar. Për Indianan, dyshja Di Vinçenzo-Brunson realizoi 61 pikë, duke bërë diferencën në fushë.

