Shabani: Besoj se mund të marrim rezultat pozitiv ndaj Shkëndijës

E diela sjell ndeshjet e xhiros së 32-të në elitën e futbollit vendor. Vëmendja kryesore padyshim është në Tetovë, aty ku Shkëndija pret kampionët nq fuqi Struga Trim Lum, në një ndeshje direkte për titullin kampion.

Në prag të kësaj ndeshje kapiteni i Struganëve, Bunjamin Shabani, ka deklaruar Shkëndija është skuadër kualitative, mirëpo skuadra e tij pritet që të nxjerrë rezultat pozitiv në këtë ndeshje.

“Ne si futbollistë çdoher mundohemi të bëjmë gjëra të mira për skuadrën. Ashtu do jetë edhe këtë herë, pa dyshim. Shpresoj të përsëris atë paraqitjen time të edicionit të kaluar, si në aspekt individual ashtu edhe ekipor.  Nëse bëjmë një gjë të tillë, atëherë me bashkëoljtarët e mi, besoj se mund të nxjerrim një rezultat pozitiv nga kjo ndeshje”, ka deklaruar Shabani.

Përballja Shkëndija – Struga luhet të dielën në Tetovës me fillim në orën 17:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close