Boksieri i suksesshëm tetovarë, Lulzim Ismaili prej sot edhe zyrtarisht llogaritet profesor i Edukatës Fizike. Ismaili pasi përfundoi studimet, sot me sukses ka mbrojtur edhe temën e Diplomës, duke u pajisur me titullin profesor.

✍️ Postimi në Facebook:
“ Sot në Universitetin e Tetovës në Fakultetin e Kulturës Fizike mbrojta temën e Diplomës dhe mora titullin Profesor.
Falenderim më i vecantë është për udhëheqësin e temës së diplomës Prof.inord.Kastriot Shaqiri dhe si fund, dëshiroj që t’i shprehi një mirënjohje shumë të thellë familjes time të cilës i detyrohem shumë gjatë këtyre viteve të studimeve për mbështetjen, këshillat dhe sidomos durimin dhe gatishmërine që keni treguar gjatë këtyre IV –viteve.
Faleminderit të gjithëve!”, thuhet në postimin e Ismailit në faqet e tij në rrjetet sociale.

