Benjamin Imeri fiton me nokaut në Munih, vazhdon serinë perfekte në boksin profesionist 

Boksieri nga Pollogu, Benjamin Imeri, ka regjistruar një tjetër fitore mbresëlënëse në boksin profesionist, duke e çuar në 8 numrin e fitoreve në po aq duele, një statistikë që konfirmon talentin dhe ambiciet e tij në këtë sport.

Në përballjen e zhvilluar në Munih të Gjermanisë, Imeri dominoi plotësisht boksierin nga Venezuela, Espinoza, duke e rrëzuar atë në tapet me një seri të fuqishme goditjesh. Meçi përfundoi pas vetëm 1 minutë e 23 sekonda në raundin e parë, duke vulosur një tjetër fitore të shpejtë për talentin shqiptar.

Ky sukses është një tjetër hap përpara për Imerin, i cili po vijon përgatitjet në Gjermani me synimin për të ngritur pozitat e tij në renditjen e boksierëve profesionistë dhe për të sfiduar emra edhe më të mëdhenj në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close