Arrestohen 19 tifozë bullgar dhe 2 nga grupi i “Shvercerave”, policia jep detaje 

Ndeshja ndërmjet Shkupit dhe Levskit kishte edhe një pjesë të tretë. Nëntëmbëdhjetë tifozë të Levskit nga Bullgaria janë ndaluar mbrëmë vonë për prishje të rendit dhe qetësisë publike para dhe gjatë ndeshjes me Shkupin.

Tetë persona për dhunë në ndeshje sportive, dy persona për sulm fizik ndaj punonjësve të policisë që kryenin veprime zyrtare dhe nëntë për sjellje agresive ndaj tyre.

Rreth mesnate policët nga SPB Shkup kanë privuar edhe dy tifozë të grupit të tifozëve “Shvercerat”, të cilët me një konfrontim fizik kanë shkelur rendin dhe qetësinë publike.

Para ndeshjes, një tifoz i Levskit ka pësuar lëndime të rënda trupore gjatë përleshjes me një objekt të mprehtë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close