Shkëndija do të luaj miqësore me Arsimin e Çegranit para fillimit të sezonit 

Shkëndija përballet me Arsimin e Çegranit në një ndeshje kontrolluese në Stadiumin e Qytetit në Tetovë. 

Kuqezinjtë kanë paraparë ndeshje kontrolluese një javë para fillimit të sezonit të ri garues në elitën e futbollit vendor. Anëtari i Ligës së Dytë, Arsimi i Çegranit do të jetë rival i Shkëndijës në testin e fundit para ndeshjes së parë zyrtare me Voska Sport më 6 gusht në Ohër. 

Shkëndija-Arsimi luhet të dielën në Tetovë me fillim në orën 17:30. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close