Armand Duka uron Kosovën me një foto së bashku me Agim Ademin duke bërë shqiponjën

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka uruar pavarësinë e Kosovës.

Përmes rrjeteve sociale, Duka ka zgjedhur një foto me Agim Ademin për të uruar 18-vjetorin e shtetit tonë, shkruan Indeksonline

“Për ata që besuan me zemër, për ata që sakrifikuan me shpirt dhe për Kosovën që sot jeton e lirë”, shkruhet në një postim të Dukës

“Me këtë foto nga një moment i veçantë me mikun tim Agim Ademi, ua uroj të gjithë shqiptarëve festën e pavarësisë së Kosovës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close