Në ndeshjen mes Bajern Munihut dhe Bajer Leverkuzenit, e cila u mbyll me rezultat 1-1, skuadra e drejtuar nga Çabi Alonso luajti në një mënyrë shumë ndryshe nga zakonisht, duke shfaqur një qëndrim veçanërisht mbrojtës.

“Ne e përdorëm këtë stil loje në ‘Allianz Arena’. Bajerni është në formë të shkëlqyer. Normalisht ne nuk luajmë kështu, por pika e marrë tregon se ishte zgjedhja e duhur. Unë nuk jam i shqetësuar se kemi një problem me sulmin. Deri më sot kemi pasur disa probleme në mbrojtje, kundër Bajern-it u paraqitëm mirë,” tha mes tjerash Çabi Alonso.

