Zbulohet se cilin sulmues nuk arriti të transferojë Erik Ten Hag gjatë merkatos së verës

Man. Junajted ka bërë në total pesë transferime gjatë afatit kalimtar veror, por Fabrizio Romano ka zbuluar se si klubi anglez dështoi që të siguronte shërbimet e një sulmuesi. “Djajtë e Kuq” patën një afat kalimtar mjaft të ngarkuar duke u përforcuar në disa pozita të ndryshme teksa Ten Hag po përpiqej që të ndërtonte një skuadër fituese pasi triumfuan në finale të “FA Cup”.

Xhoshua Zirkzee u transferua nga Bolonja për 36.5 milionë euro, para se të mposhtin Real Madridin në garën për transferimin e Leni Joros nga Lille për 52 milionë euro. ‘Djajtë e Kuq’ gjithashtu kompletuan një goditje të dyfishtë nga Bajerni duke transferuar Matijs De Ligt dhe Nousair Mazraoui për 50 milionë euro.

Në fund të afatit kalimtar, Man. Junajted transferoi edhe mesfushorin uruguaian Manuel Ugarte nga PSZH-ja për shumën e 42 milionë eurove. Sidoqoftë, ata nuk transferuan çdo lojtar të cilin e kërkuan këtë verë, pasi përpjekjet e tyre për Çavi Simons në fund dolën të ishin të dështuara. Man. Junajted ishte i interesuar për reprezentuesin holandez i cili ishte po ashtu ka qenë pjesë e Holandës në Euro 2024.

Sipas Fabrizio Romanos, “Djajtë e Kuq”, kishin tentuar të marrin informacion për Simons para Kampionatit Evropian pasi informacioneve se ai ishte i interesuar për një kalim në Angli. Megjiahtë, transferimi nuk u realizua pasi lojtari në fund shprehu dëshirën që të rikthehet në Gjermani dhe të provojë një eksperiencë të re potencialisht në verën e vitit 2025.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close