Çellsi dëshiron ta ‘heq qafe’ Mudrykun, vjen oferta nga gjiganti francez

Një klub befasues ka shprehur interesim për transferimin e Mykhailo Mudryk pasi Çellsi po planifikon që të shesë disa lojtarë gjatë afatit kalimtar të janarit. Disa lojtarë të ndryshëm u transferuan tek klubi londinez gjatë afatit kalimtar ku vlen të theksohen afrimet e Xhadon Sanços, Zhoao Feliks dhe Pedro Neto në mesin e të tjerëve.

Klubi gjithashtu ka larguar një numër lojtarësh duke përfshirë Romelu Lukakun, Hakim Zijeç dhe Kepa Arrizabalaga. Sipas raportimit nga “TEAMtalk, Çellsi dëshiron ta ‘heq qafe’ Mudrykun, ndërsa sipas raportimit Marseja ka shprehur interesim për transferimin e tij.

Gjiganti francez thuhet se po e kërkon transferimin e 23-vjeçarit pasi trajneri i tyre Roberto De Zerbi është një fans i madh i lojës së tij dhe beson që mund ta rikthejë versionin e tij më të mirë në Francë. Bajern Munihu gjithashtu ka shprehur interesim për yllin e Shakhtar Donjetsk por që ky interesim është zbehur pas largimit të Tomas Tushellit.

Një lëvizje në formë huazimi duket të jetë opsioni më i mundshëm për Mudryk gjatë janarit pasi klubet po hezitojnë që ta paguajnë kartonin e tij të plotë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close