Mbrojtësi i majtë i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski sezonin e ri do të luajë për gjigantin turk Fenerbahçe dhe do të jetë futbollisti i dytë nga vendi që do të jetë pjesë e këtij klubi, pasi në të kaluarën me fanellën e kësaj skuadre ka luajtur edhe Elif Elmas.

Alioski te Fenerbahçe vjen si huazim nga Al Ahli, por bashkëlojtari te Maqedonia, Elif Elmas ka qenë vendimtar për zgjedhjen e Alioskit. Ditën e djeshme Fenerbahçe njoftoi se është arritur marrëveshja dhe sot pritet prezantimi i Alioskit.
“Kam pasur oferta të tjera nga Turqia dhe Evropa, por ajo që mund të them është se Elifi më ka bindur që të vij në Fenerbahçe”, ka thënë shkurt Alioski për mediat turke.

