“Ballistët” do të udhëtojnë në Suedi për të mbështetur Shkëndijën

Shkëndija të enjten (04 gusht) në Stokholm të Suedisë do të zhvillojë ndeshjen e parë të turit të tretë eliminatorë në kuadër të Ligës së Konferencës përballë vendasve të AIK.

Skuadra e Artim Shaqirit në 4 ndeshjet e deritanishme europiane, nuk ka pësuar asnjë disfatë, duke regjistruar 3 fitore dhe 1 barazim, ndërsa serinë e këtillë “kuqezinjtë” dëshirojnë ta vazhdojnë edhe pas ndeshjes me AIK Stokholm.

Në këtë ndeshje, Shkëndija do të ketë edhe përkrahjen e “Ballistëve”, të cilët janë mobilizuar për këtë ndeshje, me qëllim që të jenë afër futbollistëve të tyre, që së bashku të shkrujanë historinë dhe të kualifikohen në fazën “Play-off”, aty ku do të përballeshin me skuadrën humbëse nga ndeshja midis Fenerbahçes nga Turqia dhe Slovaçkos nga Çekia.

Lajmin për prezencën e tyre në stadiumin “Friend Arena” në Solna, e kanë konfirmuar edhe vetë grupi i tifozëve “Ballistët” përmes faqes së tyre zyrtare, ku japin këshilla se si gjithë ata tifoz të interesuar mund të vijnë deri te rezervimi i biletës, qoftë nga Maqedonia, Diaspora, apo edhe nga Suedia. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close