Kosova prej sot ka shtatore të kampiones olimpike Majlinda Kelmendit. Ceremonia e inaugurimit u mbajt sot në Parkun e Qytetit të lindjes së Majlindës në Pejë, në prani të drejtuesve të Komitetit Olimpik të Kosovës, presidentit të Federatës Botërore të Xhudos Marius Vizer dhe drejtuesve të Federatës së Xhudos së Kosovës.

Presidenti i Federatës Botërore të Xhudos Marius Vizer u shpreh se Majlinda është njëra ndër sportistet më madhështore në botë, ndërsa shtoi se Kosova duhet të mburret me Majlindën.
Ndërkohë Majlinda u shfaq shumë e lumtur, duke falenderuar të gjithë ata të cilët ishin të pranishëm në këtë ceremoni inaugurimi. Ndryshe shtatorja ishte dhuratë nga Federata Botërore e Xhudos për Kosovën.


