Në këtë kohë krize, Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të ndihmojë edhe sportin, me Agjencionin për Rini dhe Sport që do të ndajë nga 14.500 denarë për sportist profesionist dhe puntorët sportiv.
Kjo shumë do të jepet për dy muajin prill dhe maj. Këtë lajm e bëri të ditur drejtori i ARMS-së, Darko Kaeski, në një konferencë, duke kumtuar vendimin e marrë nga Qeveria. 14 mijë e 500 denarë do të marrin të gjitha klubet që kanë të regjistruar minimum 40 sportist deri më 18 vjet në sporte individuale si dhe minimum 80 sportist deri më 18 vjet në sporte kolektive.

Të gjithë këto që përfshihen në këtë kateogori do të duhet që deri më 15 prill të dërgojnë një kërkesë për pagesë në ndihmesë financiare deri tek federatat respektive që më pas federatat brenda një afati kohor prej 7 ditësh ti paraqesin dokumentacionin te Agjencioni për Rini dhe Sport./Sportmania.al

