Leo Lima duelin e dytë si profi do ta ketë në Gjermani në 10 vjetorin e klubit “No Limit Boxing” 

Më 4 maj të këtij viti në Leverkusen të Gjermanisë do të zhvillohet eventi i boksit në të cilin klubi “No Limit Boxing” me udhëheqës Bekim Hoxhajn feston 10 vjetorin e themelimit.

Në spektaklin e boksit dhe muzikës ku do të performojnë yje të njohura, do të shënohet jubileu i klubit që po bëhet një vatër e boksierëve në Gjermani dhe jo vetëm. Eventi “10 Years No Limit Boxing” pritet të sjellë ndeshje emocionuese të boksit dhe një performancë live nga superylli gjerman i reperit GZUZ, derisa luftën e dytë në boksin profesionist do ta zhvillojë Leonard Lima.

Boksieri i ri tetovar që më 28 nëntor të vitit 2023 debutoi me fitore në profi boks, me intensitet të shtuar përgatitet për mbrëmjen e 4 majit ku synon të sjellë një tjetër paraqitje pozitive për të vazhduar ngritjen e tij në boksin profesionist. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close