Ka më shumë se një vit që lidhja mes Shakirës dhe Piqué ka marrë fund. Futbollisti rindërtoi shpejt jetën e tij me një grua tjetër, Clara Chía, ndërsa këngëtarja u fokusua te fëmijët dhe projektet e saj profesionale. Megjithatë, nuk ia ka mbyllur derën as dashurisë. Në fakt, ajo ka qenë e lidhur me disa meshkuj me famë botërore, si Alejandro Sanz, Jimmy Butler apo Tom Cruise.

Edhe pse një nga marrëdhëniet që ka tingëlluar më shumë është ajo që supozohet se ka me Lewis Hamilton. Dukej se gjithçka po shkonte mirë, pasi Shakira e shoqëronte pilotin e Formula 1 në disa raste në çmimin e madh ku ai po garonte. Përveç kësaj, ata ishin parë edhe duke darkuar së bashku, të shoqëruar nga disa miq.
Megjithatë, kjo marrëdhënie duket se është ftohur. Në vetëm pak javë, romanca ka marrë një kthesë të papritur që pakkush e imagjinonte dhe ndoshta për këtë arsye Shakira ishte e lidhur edhe me Jimmy Butler, me të cilin media të ndryshme theksuan se kishte një takim.

Në Çmimin e Madh të Spanjës në Formula 1, Shakira ishte te skuadra e Mercedesit dhe shoqëroi Hamilton në festimin e vendit të tij të dytë. Prania e artistes duket se i ka sjellë fat pilotit britanik. Pas kësaj ata kanë dalë për darkë në një restorant të njohur në Barcelonë të shoqëruar nga disa miq.
Por diçka ndryshoi në Silverstone. Siç është raportuar në podkastin ‘Las mamarazzis’, Hamilton i kërkoi ekipit të tij të vërë veton ndaj hyrjes së Shakirës në sektorin e tij. Ai donte të ishte plotësisht i fokusuar në një garë ku, meqë ra fjala, ishte sërish në podium.
Pse Hamilton dëshiron të distancohet nga Shakira? Mesa duket, interesi nuk ka qenë gjithmonë i dyanshëm. Në fakt, gjithçka duket se tregon se është Shakira ajo që dëshiron të mbajë një lidhje me Hamiltonin, ndërkohë që ai ka qenë më ngurrues ndaj kësaj mundësie. “Ai ndihet i mërzitur sepse ajo dëshiron të bëjë të besojë se ka një marrëdhënie mes të dyve”, shpjegojnë ata.
Përveç këtij vendimi për të preferuar që të mos hynte te Mercedesi, piloti u pa me modelen meksikane Eiza González dhe tenisten Jenny Stray në një jaht në Ibiza. Nga ana e saj, Shakira ishte edhe në Spanjë për t’u ribashkuar me fëmijët e saj dhe tashmë ndodhet në Miami.

