Nuri Seferi do boksojë në Strugë, menaxheri kërkon mbështetjen e publikut!

Më 5 korrik në Strugë paralajmërohet spektakël i boksit dhe një prej emrave të mëdhenj që pritet të performojnë në ring është Nuri Seferi. Boksieri nga Gostivari me veprim në Zvicër do të kthehet të boksojë në vendlindje pas 10 viteve pauzë, ndërsa me këtë rast promotori dhe organizatori i këtij eventi Avdyl Salihu përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë thirrje për mbështetje për “Tajsonin shqiptar”.

Postimi i Avdyl Salihut: 

“Nuri “Albanian Tyson” Seferi pas 10 viteve po ndeshet në vendlindje !!!

Kjo legjende e gjallë duhet që të pritet me zemër të madhe në qytetin e bukur të Strugës dhe ndeshja e tij të përkrahet maksimalisht nga publiku sepse ai e meriton pasi i dha shumë boksit shqiptar duke u ndesh me emra të mëdhenj botëror, ndërkohë që nuk kanë munguar as titujt që i ka fituar si WBO Europian Cruser të cilin e mbrojti për 5 vite. 

Seferi ka një rekord gjithashtu frikësues që do ta kishin lakmi shumë boksier duke zhvilluar kështu 53 ndeshje ku prej tyre ka 42 fitore dhe vetëm 11 humbje. 

Tajsoni Shqiptar meriton respektin andaj eja dhe mbështet edhe ti

Promoter Dyli Salihu

Management Promotion – ArenaRing.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close