Një informacion i bujshëm nga bota e boksit vjen për shqiptarët e Maqedonisë në përgjithësi dhe ato të boksit në veçanti. Ish-kampioni i Evropës, Nuri Seferi, konfirmohet si një prej garuesve që do të paraqitet në spektaklin e boksit që planifikohet të zhvillohet gjatë verës së ardhshme në qytetin e bukur turistik të Strugës.


Lajmin e konfirmon Avdyl Salihu, promoter i spektaklit që do të zhvillohet me 5 gusht në Strugë, i cili njofton se Nuri Seferi pas 10 viteve po kthehet të boksoj në vendlindje. Ai ne rrjetet sociale shkruan: “Të bashkëpunosh me emra të mëdhenj që i kanë dhënë shumë boksit botëror me të vërtet është një motiv shtesë për të vazhduar punën me suksese edhe në të ardhmen. Kështu jam shumë i gëzuar t’ju njoftoj se tani më kemi bërë marrëveshjen e parë që një legjendë e gjallë e boksit shqiptar që ka dridhur për disa vite ringjet botërore të jetë pjesë e organizimit tim. Falënderoi Nuri “Albanian Tyson” Seferi që pranoi të jetë pjesë e spektaklit në Strugë. Shumë shpejt do të publikojmë edhe emra të tjerë”, shkruaj Salihu.
Ndryshe cekim se në eventin në Strugë, që do të spektak i parë i boksit profesionist që është zhvilluar ndonjëherë në këtë vend, në program janë paraparë 10 ndeshje profesionale, ku prej tyre priten edhe dy ndeshje për titull UBO Internacional. Gjithashtu janë pararë të zhvillohen edhe disa ndeshje nga boksi olimpik, ndërsa nuk do të mungojë edhe program i pasur artistik.
Ky event organizohet nga “ArenaRing Management Promotion” në krye me menaxherin Avdyl Salihu, promotor i cili tashmë disa vite me radhë me sukses po bën organizime të ndeshjeve dhe eventeve jashta vendit.


