Tetovari Florent Selmani fiton çmimin garues i dytë më i miri në garat e Bodybilldingut organizuar nga Federata e këtij sporti në nivel republikan. Në kampionatin shtetëror të mbajtur në Shkup dhe në një konkurencë serioze, Selmani u vlerësua si i dyti më i miri, duke dalë nënkampion i vendit. Ky sukses paraqet arritje të madhe për Florent Selmanin dhe njëkohësisht shtytje për të vazhduar më i motivuar në të ardhmen.

19 vjeçari nga Tetova hapat e para i filloi vite më parë, derisa motivuesi më i madh për të punuar me përkushtim të madh ishte daja i tij, një ndër mbështetësit kryesor për arritjet e tij. Natyrisht ndikimin më të madh për arritjet e tij e ka trajneri profesional Emin Limani, i cili ka punuar shumë me Selmanin brenda këtyre viteve. Florent Selmani në rrugën drejt suksesit të madh ka manifestuar disiplinë të madhe nën urdhërat e profesorit, Emin Limani nga Fitness klubi Gladiator nga Tetova, bashkë me Klubin e fitnessit Atleta.
“Sot (dje) fitova vendin e dytë në këtë garë dhe jam shumë i lumtur për shksesin e arritur. Por kjo nuk don të thotë që këtu gjithçka mbaron, përkundrazi do të vazhdoj më fuqishëm në garat e ardhshme duke synuar vendin parë. Sporti dhe arritjet nuk kanë fund dhe unë do të sfidoj limitet e mia”, shprehet Florent Selmani, duke shtuar: “Edhe vendi i dytë më kënaq pasi është rezultat i punës së madhe e me përkushtim. U desh shumë disiplinë, shumë punë dhe një dietë e veçantë. Kemi punuar tepër dhe kur i’a bën hizmetin profesionit tënd, suksesi nuk ka si të mungojë”, u shpreh 19 vjeçari.




