Me siguri ju intereson se sa para fituan sportistët e famshëm gjatë karrierës së tyre dhe për këtë pyetje përgjigjen portali amerikan “Sportico”, i cili publikoi listën e sportistëve më të pasur dhe disa shifra do t’ju lënë vërtet pa fjalë.

Vendi i parë i takon legjendarit Michael Jordan, i cili deri më tani ka fituar 3.3 miliardë dollarë, ndërsa pas tij në pozitën e dytë është lojtari i golfit Tiger Woods (2.5 miliardë dollarë) dhe më pas kolegu i tij Arnold Palmer (1.7 miliardë dollarë).
Dhe tani, sa fitoi Novak Gjokoviç , raketa numër një në botë .
Yllit serb i takon “vetëm” vendit të 41-të në listë dhe portali i lartpërmendur ka llogaritur se serbi deri më tani ka fituar 575.000.000 dollarë, që sigurisht është një shumë e madhe parash, por “pak” në krahasim me paratë e fituara nga Michael Jordan.
Tenisti më i mirë në botë fitoi saktësisht 150 milionë dollarë nga fitimet në turnetë e tenisit. Kësaj shume duhet t’i shtohen edhe paratë që Novak, si një as i madh, ka marrë vetëm për pjesëmarrjen në disa turne më të vegjël. Zakonisht kjo shumë ishte nga 500,000 deri në 1 milion dollarë.
“Paratë nuk janë asgjë për mua. Unë nuk e shikoj tenisin nga këndvështrimi i parave. Për mua paratë janë vetëm një mjet për të siguruar një jetë cilësore dhe asgjë më shumë” – tha Nole për financat.

