Volejboll, Shkëndija kthehet me fitore nga Strumica, mposht kampionët

Shkëndija drejt titullit të dytë kampion në Maqedoninë e Veriut në volejboll.

Skuadra kuqezi nga Tetova në mënyrë të shkëlqyeshme mori fitore kundër kampionit në fuqi, Strumica Nikob me rezultatin 3-2 në sete 18-25, 25-17, 25-21, 19-25 dhe 15-13. 

Shkëndija gjatë kësaj jave do të ketë dy takime me Rabotniçkin. Ndeshjen e parë e luan ditën e mërkurë për Kupë, ndërsa të shtunën po me Rabotniçkin përballen në kuadër të xhiros së tretë të fazës së Play Off-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close