Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe në konferencën e sotme informoi për vendimet për lehtësimin e masave ndaj pandemisë Kovid 19, duke dhënë dritën jeshile që nga kjo javë të lejohen stërvitjet individuale, ndërsa nga java e ardhshme do të lejohen edhe stërvitjet kolektive.

Me këtë vendim, definitivisht sporti do të rikthehet dhe sezonat e mbetura në gjysmë në shumë kampionate vendore do të vazhdohen. Stërvitjet në ambient të hapur tashmë lejohen nga sot, ndërsa ato në ambient të mbyllur do të marrin dritën jeshile pas dy javëve. Në këtë situatë mbetet federatat sportive të vendit të përcaktojnë detajet, se kur dhe si do të rinisin sezonet.

