Kallashi me Dyli Salihun shënojnë fitore historike në Oberhausen

Aleksander Kallashi nga “ArenaRing Management Promotion” me manaxherin e njohur shqiptar Avdyl Salihu te shtunën në Oberhausen kanë arritur super fitore ndaj vendasit nga Universum Promotion, Mohamed Kahlu me KO në raundin e 6-të. Ka qenë kjo një ndeshje e fuqishme e Kallashit, duke treguar edhe një herë se e pret një e ardhme e shkëlqyer. “Ne si staf jemi shume te gëzuar për këtë fitore. Kemi besuar, punuar dhe i’a arritëm qëllimit. Tani me Kallashin kalojmë në një nivel më të lartë. Besoj se në të ardhmen do kemi më shumë mbështetje nga sponzorët, sepse ata janë shtylla e ngritjes së formës dhe arritjes së rezultateve“, tha manaxheri, Salihu.
Nga ana tjetër Kallashi është shprehur: “Pas 6 raunde të forta arrita të fitoj në raundin e 6 me KO. Falënderoj shumë manaxherin tim që ishte afër meje dhe mundësin që ma dha që të ndeshem para 15.000 shikuesve në palestër dhe milionave ndjekës në kanalin e Universum Promotion. Ëndërrat po realizohen. Falenderoj poashtu skuadrën time, të gjithë ju që më përkrahni dhe të gjithë ju që më keni dërguar kaq shumë mesazhe”, tha Kallashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close