KV Liria e Zherovjanit angazhon tre emra cilësor dhe synon top 4 në sezonin e ri

Merkato e transferimeve zakonisht merr vëmendjen e opinionit në sportin e futbollit, por kjo nuk don të thotë se lëvizjet nuk ndodhin edhe në sportet tjera. Konkretisht në volejboll me tre transferime serioze shfaqet KV Liria e Zherovjant që garon në elitën e volejbollit të Maqedonisë së Veriut. 

Dyshja e Vardarit të Shkupit, Igor Dimkovski e Filip Bllazhovski, si dhe Xhoko Maxhirov nga rradhët e KV Strumica 47&72 janë anëtarë të Lirisë së Zherovjanit, me të cilët besohet ekipi të ketë krijuar cilësinë e nevojshme për të kapur fillimisht top 4 vendet e para.

Kemi gjetur gjuhë të përbashkët me tre volejbollistë cilësorë dhe besojmë se angazhimi i tyre do të na ndihmojë të jemi në nivel edhe më të lartë. Kemi ekipi për të synuar top 4 vendet e para, pastaj nëse gjërat shkojnë si duhet pse jo edhe të kapim finalen”, është shprehur trajneri i KV Liria, Sadik Ferati. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close