Kampioni i botës në peshat e rënda për Këshillin Botëror të Boksit (WBC), Tyson Fury, 34 vjeç, do të rikthehet në ring. ‘Mbreti Gipsy’ ka njoftuar vendimin e tij për të qëndruar aktiv, pas shumë thashethemeve për tërheqjen e tij të mundshme.

Fury kishte deri më 26 gusht afat për të informuar WBC, nëse donte të mbante rripin ose, përkundrazi, të varte dorezat dhe të linte fronin e tij bosh. Megjithëse presidenti i Këshillit, Mauricio Sulaiman, i dha atij një shtyrje afati deri më 2 shtator, kampioni urdhëroi ekipin e tij të promovuesve, të informonte organizatën që ai planifikon të ngjitet, të paktën, edhe një herë në ring.
Pyetja e madhe që mbetet për t’u ditur është, nëse Tayson Fury vazhdon të pretendojë për shifrën astronomike prej 500 milionësh dhe se kërkesa e tij është e çmendur mund të bëhet realitet. Se ky dikush, mund të jetë fare mirë promotori mitik Bob Arum, i cili tashmë menaxhon edhe një listë me skenarë të mundshëm për supersfidën: Fury vs Usyk! Ndeshja më e pritur e momentit të zhvillohet në vendet me petrodollarë (Katari, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe) ose, natyrisht, stadiumi ‘Allegiant’ në Las Vegas.
Arum, i cili në moshën 90-vjeçare vazhdon të bëjë të pamundurën të mundur, dha disa të dhëna në një intervistë për BoxingScene.com. “Arabia Saudite kishte një përvojë të mirë me ndeshjen e fundit që ata bënë,”- tha ai, duke iu referuar sfidës Usyk-Joshua II në Jeddah Superdome. “Katari po zhvillon Kupën e Botës të madhe, kështu që ata mund të jenë të interesuar dhe jam i sigurt, se Abu Dhabi në Emiratet e Bashkuara Arabe do të jetë i interesuar. Kështu që ne do t’i marrim të gjitha parasysh.”
“Ka gjithashtu shumë interes nga njerëzit në Shtetet e Bashkuara. Unë mendoj se ka një grup kazinosh në Las Vegas që përpiqen të mblidhen dhe ta çojnë ndeshjen në stadiumin ‘Allegiant’. Kështu që gjithçka është në ajër. Ne do të vendosim se cila marrëveshje është më e mira”,- ka thënë ai.

