Spektakël boksi në Tetovë, e gjithë vëmendja te Senad Gashi

Më 30 korrik të këtij viti qyteti i Tetovës sërish do të jetë qendër e një spektaklit të boksit “Nata e Kampionëve”. Nën organizim të Box Klub Shkëndija No Limit do të mbahet mbrëmje e boksit profesionist, ku në mesin e 11 luftave profesionale do të garojë edhe boksieri i njohur shqiptar Senad Gashi i cili njëherit do të zhvillojë edhe duelin kryesor të natës kundër boksierit nga Gjerogjia. Në ring do të ngjiten edhe katër boksierët e Klubit Shkëndija No Limit, Lulzim Ismaili, Lulzim Bajrami Ali Azem dhe Benjamin Imeri. Ndërkaq, bokseri i Klubit Çair, Jasin Lama, të shtunën do të debutojë në boksin profesionit, ndërsa për kundërshtarë do të ketë bullgarin Samui Dimitrov. Spektakli “Nata e Kampionëve” do të zhvillohet të shtunën në sheshin “Iliria” në Tetovë, me fillim në orën 18:00. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close