Kur kampionatet janë në pauzë verore dhe futbollistët po i shijojnë pushimet, mesfushori kroat i Real Madridit, Luka Modriq ka gjetur kohë të gëzojë një fëmijë të mbetur jetim nga lufta në Ukrainë. Kampioni i Europës i ka bërë një video-telefonatë një djali gjashtëvjeçar, në shoqërinë e ish-shokut të tij të skuadrës Srna, prindërit e të cilit vdiqën në Mariupol pas një prej bombardimeve të shumta ruse. Ashtu siç shihet në video vogëlushi i veshur me fanellën e Shaktjor Donjeckut, duket tejet i emocionuar dhe nuk mund ta besonte se po fliste me një kampion si Luka Modriq, që luan me Realin e Madridin.


