Karate, Jusra Ademi do të merr pjesë në Europianin e rinjve

Ekspedita e Maqedonisë së Veriut në karate me 35 karateistë do të marrë pjesë në kampionatin Europian për kadetë, juniorë dhe U21 në Pragë të Çekisë. Në mesin e të gjithë garuesve, pjesë e këtij Europiani do të jetë edhe talentja Jusra Ademi, e cila do të garojë në konkurencën e juniorëve në kategorinë deri më 59 kg. 17 vjeçarja me sportin e karatesë merret për 10 vite dhe gjatë karrierës së tij ka fituar shumë madalje dhe tituj kampioni në Maqedonisë, ndërsa ka “rrëmbyer” edhe 5 medalje ballkanike. Kujtojmë se në Kampionatin Europian do të marrin pjesë 1084 garuese nga 48 shtete të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close