Ismail Metallari, do të referojë në Kampionatin Europian të hendbollit

Dyshja e arbitrave nga Maqedonia e Veriut, Ismail Metallari dhe Nenad Nikollovski janë nominuar nga Federata Europiane e hendbollit për të qenë pjesë e Kampionatit Europian që do të zhvillohet në nëntor në Maqedoni, Slloveni dhe Mal të Zi. Shtëpia e hendbollit europian ka publikuar 24 arbitrat që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet e Kampionatit Europian që do të luhen në Shkup, Lubjanë, Celje dhe Podgoricë.  Në mesin e këtyre, vendi jonë do të ketë edhe përfaqësuesit e saj Metallarin dhe Nikollovskin për të cilët kjo do të jetë hera e parë që do të arbitrojnë në një event madhor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close