Boksieri 21 vjeçar nga Zajazi i Kërçovës, Ali Azemi është talenti i radhës që del nga klubi i boksit Shkëndija No Limit. Kërçovari është pjesë e klubit tetovar katër vitet e fundit dhe pas vetes regjistron 25 ndeshje në boksin amator, përderisa tashmë ka debutuar edhe në boksin profesional.

Ali Azemi i udhëhequr nga trajneri Halim Abazi, kishte një luftë në turneun Memorial “Skender Kurti” në Tiranë ku zhvilloi 6 raunde kundër serbit Miladin Vranjes, ndaj të cilit mori edhe fitoren e parë në boksin profesionist. Dueli i radhës dhe i dyti për boksierin nga Kërçova do të jetë me 23 korrik në turneun që e organizon Bosclub Shkëndija No Limit.

