Një nga atletët më të pasur në botë, Floud Majvether pritet të rikthehet sërish në ring për një mbrëmje boksi. Majvether pritet të përballet me Don Mor me 14 maj. Në këtë ndeshje do të jenë të pranishëm vetëm 20 tifozë. Thuhet se çmimi për një biletë do të jetë 150 mijë funte dhe gjysma e tyre tashmë janë shitur. E pabesueshme, por meçi do të zhvillohet në një “parking” helikopteri, mbi hotelin ‘Burj Al Arab’, në Dubai, në lartësi mbidetare 700 metra.


