Skuderia e Redbullit ka dominuar këtë fundjavë garën për Çmimin e Madh të Italisë të zhvilluar në kuadër të kampionatit në Formula 1. Mark Verstapen e mbylli garën i pari me kohën 1 orë e 32 minuta e 7 të qindat, duke lënë pas vetes shokun e skuadrës, Serhio Perezin. Podiumi u plotësua me pilotin e Mercedesit, Norris Lando. Piloti i Ferrarit, Leklerk nuk shkoi më shumë se vendi i 6-të, përderisa Sainc e mbylli garën para kohe. Garë dëshpëruese edhe për Luis Hamiltonin, i cili përfundoi i 14-ti.


