UFC do të zhvillohet në plazh

Pandemia Covid-19 ka bërë që edhe garat e UFC të suspendohen dhe ato nuk kanë rifilluar akoma.

Plani për rikthimin e dueleve të zjarrta të UFC po përgatitet dhe sipas presidentit të UFC, Dana White, plani është special.

Garat e ardhshme të UFC mund të zhvillohe në një oktagon që do të vendoset në një plazh, gjë që nuk është parë ndonjëherë më herët.

“Duelet e Ishujve duhet të fillojnë në qershor”, ka thënë White për ‘ESPN’.

“Kështuqë, unë duhet të jemë i gatshëm të filloj një eveniment internacional në qershor. Nga 9-23 maj, ne do të dhurojmë katër spektake. Pastaj, në qershor ne mund të fillojmë spektaklin në ishull”, ka shtuar presidenti i UFC.

“Ne do të vendosim një oktagon në plazh”, zbuloi ndër të tjerash ai.

Më 9 maj, në Florida, do të zhvillohet mbrëmja e UFC 249, ku pritet të ketë disa duele të zjarrta. Ky duket të jetë vetëm fillimi i një rikthimi të madh të UFC. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close