19 vjeçari eliminon Djokovicin nga turneu i Parisit

Tenisti 19-vjeçar danez Holger Rune është shpallur fitues i turneut Masters të Paris-Berci. Ai mposhti në finale ish-numrin 1 në botë Novak Gjokoviq me rezultatin 2-1 në sete. Një triumf ky që konfirmon se një brez i ri tenistësh po vjen dhe po nxjerr në pension yjet e këtij sporti. Një finale që nisi më mirë për serbin, që fitoi setin e parë, por më pas erdhi përmbysja e danezit, që luante për herë të parë në një finale Masters. Rune nuk zhgënjeu as në setin final, ku triumfoi në “taj brejk” ndaj Gjokoviq, duke qenë gjakftohtë në fushë. Holger Rune bëhet tenisti i dytë më i ri që triumfon në Paris që nga viti 1986, kur fitonte 18-vjeçari Boris Beker. Falë këtij triumfi, më i rëndësishmi në karrierë për të, danezi ngjitet në vendin e 10-të të renditjes botërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close