Dy futbollist shqiptar në formacionin e javës në Kroaci

Dy futbollistë shqiptarë si Emir Sahiti dhe Lindon Selahi janë përzgjedhur si pjesë e formacionit më të mirë të javës në Kroaci. Emir Sahiti shënoi golin e parë në fitoren 3-1 që Hajduku siguroi në Split ndaj Osijekut. 23 vjeçari dardan realizoi golin e tretë sezonal në kampionat, ndërkohë që numëron edhe dy asiste. Mes më të mirëve është edhe Lindon Selahi, mesfushori i kombëtares shqiptare. Ky i fundit shënoi golin e dytë në triumfin 0-3 që Rijeka arriti në fushën e Varazhdin. 23-vjeçari zhvilloi një ndeshje shumë të mirë dhe gjeti golin e parë sezonal me skuadrën e tij. Ndryshe dy futbollistët shqiptarë u vlerësuan me notat 8.4 dhe 8.3.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close