Kylian Mbappe njoftoi largimin e tij nga Paris Saint-Germain në fund të sezonit dhe tashmë ajo që pritet nga të gjithë është zyrtarizimi në ekipin e tij të ri.

Sipas raportimeve të medieve spanjolle, zyrtarizmi i Kylian Mbappe te Real Madrid nuk do të ndodhë para finales të Champions League, që luhet më 1 qershor.
Transferimi i tij te “Los Blancos” pritet të bëhet publik më 3 qershor, ndërsa sa i përket prezantimit të sulmuesit francez para tifozëve madrilen me shumë mundësi do të ndodhë gjatë muajit gusht, në prani të Zinedine Zidane.
Gjatë marrjes së trofeut si lojtari më i mirë i Ligue 1 këtë sezon, Mbappe deklaroi për mediet: “Kur do ta shpall klubin tim të ardhshëm? Në jetë duhet të marrësh kohë për gjithçka. E vetmja gjë që dihet është se po largohem nga PSG-ja, ndoshta nuk është koha për ta zbuluar ende klubin tim të ri”.

