Como nis nga puna për sezonin e ri, në Serie A me Icardi-n dhe Correa-n në skuadër?

Pas ngjitjes në Serie A, te Como kanë nisur nga puna për skuadrën që do të kenë në dispozicion sezonin e ardhshëm.

Sipas raportimeve të medieve italiane, klubi i Como-s po mendon për emrat që planifikon të afrojë në ekip gjatë merkatos së verës.

Dy emrat e parë për të cilët pritet të nisë nga puna klubi italian janë Joaquin Correa, sulmuesi në pronësi të Inter-it, i cili është momentalisht i huazuar te Marseille dhe sulmuesi i Galatasaray-t, Mauro Icardi.

Për 29-vjeçarin transferimi duket shumë i mundshëm, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për ish-kapitenin e Inter-it, duke pasur parasysh kontratën që skadon pas dy vitesh dhe pagën e lartë që ai merr te Galatasaray.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close