Nuk ka më dyshime, sulmuesi kumanovar Taulant Seferi përfundimisht largohet nga kampionia e Shqipërisë, Tirana. Reprezentuesi i Shqipërisë transferohet në Ukrainë te Vorskla Poltava, duke ndjekur rrugën e Ennur Totres, që bëri të njejtën lëvizje kohë më parë. 500 000 euro është dëmshpërblimi që fiton Tirana për të lënë të lirë Seferin.

Seferi ka firmosur për 3 vite më Vosklan dhe gjatë kësaj periudhe 25-vjeçari do të përfitojë 700 mijë dollar. Dueli i djeshëm ndaj Kukësit, ishte i fundit me fanellën e Tiranës për Seferit, që arriti të linte gjurmë me skuadrën bardheblu, duke u shndërruar në lider.
Vlen të theksohet se te Vorskla e Poltavës, bomber nga Kumanova, do të gjejë edhe mesfushorin Enur Totre, që sezonin e shkuar ishte pjesë e Tiranës.

